Ndërtesa e Telekomit, FOTO: BIRN

Policia jep detaje për 4 të arrestuarit në Telekom

Katër persona, zyrtarë të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, janë arrestuar të mërkurën nga policia nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Siç kanë shpjeguar forcat e rendit, të njëjtit dyshohen se kanë lidhur një marrëveshje për “shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106 mijë euro”.

Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuar janë një burrë dhe tri gra, me iniciale (K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh.).

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

KALLXO.com merr vesh nga burime brenda Telekomit se katër të arrestuarit kanë qenë pjesë e një komisioni në departamentin e marketingut të ndërmarrjes publike, e të njëjtit kanë nënshkruar një kontratë.

Arrestohen 4 zyrtarë të Telekomit, dyshohen për një marrëveshje për shfrytëzimin e hapësirave për reklama

www.kallxo.com