Policia jep detaje për 27-vjeçarin që vdiq pasi e zuri rryma

Dje në Pejë një 27-vjeçar ka vdekur, pasi sa ishte duke punuar me ekskavator ka prekur telat e rrymës.

Policia sot ka dhënë detaje sa i përket këtij rasti, duke thënë se ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës ku ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti ka ndodhur dje në ora 10:15.