Policia jep detaje për aksidentin në "Ulpianë"

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sot rreth orës  20:00 në lagjen Ulpiana në  Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku. Më këtë aksident kanë qenë të  përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.