Policia jep detaje, një fëmijë i lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një këmbësoreje(fëmijë), ka ndodhur sonte rreth orës 20:45 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë). Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci për KALLXO.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të veturave në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.

Pamje – Aksident trafiku në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata