Policia jep detaje lidhur me rastin e personit që u gjet i vdekur në Leposaviq
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një person që është gjetur i vdekur në Leposaviq më 16.09.2024.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se më datë 12.09.2024 në 13:00h në Stacionin Policor në Leposaviq është paraqitur ankuesi D.M., i cili ka raportuar se djali i axhës së tij, B.M., 47-vjeç, nga data 10.09.2024 është zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Mënjeherë pas këtij raportimi, sipas Elshanit, është njoftuar njësia e hetimeve të stacionit, hetimet rajonale dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në kërkim të personit.
Elshani tha se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si person i zhdukur.
Në ditët në vijim më 13, 14 dhe 15.09.2024 kanë vazhduar kërkimet nga njësitë policore, zjarrfikësit dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nga Prishtina, por pa sukses.
Teksa ai tha se sot, më 16.09.2024, janë organizuar së bashku me njësinë e zjarrfikësve nga Leposaviqi dhe në 10:20h nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është gjetur trupi i pajetë që dyshohet se ishte B.M..
Elshani tha se janë njoftuar hetimet rajonale dhe mjekësia ligjore dhe në 13:30h ka përfunduar e tërë procedura dhe trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore në Prishtinë.
Lajmi është gjetjen e trupit të pajetë të viktimës, fillimisht e ka bërë publik Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një postimi në Facebook.
Sipas kësaj shoqate, sot ishte dita e pestë e kërkimit të personit nga fshati Vuçë e Leposaviqit.
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur në Vuçë të Leposaviqit