Policia interviston një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës
21.3.2023 - 18:50
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Në njoftim Policia nuk ka treguar arsyen e intervistimit të zyrtarit të FFK-së.
Në njoftimin e saj, Policia ka demantuar lajmet për arrestimin e kreut të FFK-së, Agim Ademi, dhe se ndaj tij nuk ka ndonjë urdhër arrest ndaj tij, por të njëjtit i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në Polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.