Policia interviston Haki Abazin dhe Dardan Molliqajn
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përleshjen e mbëmshme në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.
Sipas policisë personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe është iniciuar si rast i sulmit.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet për sqarim të rastit.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën lidhur me një incident (përleshje fizike),në Fushë Kosovë. Pasi që kanë përfunduar procedurat e nevojshme policore lidhur me ngjarjen ne fjale, është iniciuar rasti sulm. Pas intervistimit të personave te përfshirë në rast, Njësiti i hetimeve te Përgjithshme në koordinim me prokurorinë përkatëse kanë filluar një hetim dhe janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, i cili me urdhër te prokurorit shkon ne procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.
Haki Abazi: Dardan Molliqaj më sulmoi me grushte pas debatit
Policia në vendin e incidentit mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit