Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia interviston gruan nga Ferizaj që dyshohet se braktisi tre fëmijët e saj

Një grua nga Ferizaj është intervistuar nga policia nën dyshimin se më 3 shtator kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin me tre fëmijët e saj ku kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve’ dhe është në procedurë hetimore.

“Më 05.09.2022 është intervistuar e dyshuara nën dyshimin se me datën e lartcekur kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj dhe kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.