Foto: Ilustrim

Policia intervenon në ahengun familjar në Mitrovicë

Një aheng familjar i është organizuar në në Mitrovicë megjithëse kjo është e ndaluar për shkak të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 20:20, ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte organizuar këtë aheng familjar

Sipas njoftimit, njësiti policor dhe inspektorët komuna kanë hasur në disa persona të grumbulluar për këtë aheng.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt kurse personat të cilët kanë qenë prezent në aheng familjar janë shpërndarë.