Ilustrim

Policia intervenon në ahengun familjar në Istog

Organizimi i ahengjeve familjare është ndaluar me vendim të qeverisë për shkak të gjendjes së krijuar për COVID-19.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka intervenuar në një aheng familjar i cili ishte organizuar në Istog.

Në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte organizuar ahengun familjar duke mos respektuar vendimin e qeverisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.