Foto: Kallxo.com

Policia intervenon, Dasmë në kohë pandemie në Gjakovë

Një i dyshuar është arrestuar dje nga Policia, pasi i njëjti dyshohet se kishte organizuar dasmë me rreth 50 të ftuar në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Sipas Policisë, i dyshuari nuk i ka respektuar masat shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke organizuar aheng familjar me rreth 50 të ftuar.

Pasi ahengu ishte ndërprerë, dasmorët janë shpërndarë, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dasmat janë ndaluar me vendim të qeverisë ndërsa vendi është në krizë nga Coronavirusi pasi vetëm dje vdiqën 16 qytetarë.