Policia inicon rast ndaj një gruaje e cila dyshohet se nuk u përkujdes për fëmijën e saj

Policia e Kosovës ka inicuar dje një rast ndaj një gruaje.

Ajo dyshohet se ditë më parë kishte lënë djalin e saj, të mitur, pa përkujdesje.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.