Policia: Incidenti i djeshëm në Skenderaj nuk ka lidhje me çështje ndëretnike

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmet se sulmi ndaj një personi dje në fshatin Runik është sulm anti-serb.

Policia ka sqaruar se rasti nuk ka asnjë lidhje me çështje ndëretnike dhe se lajmet e tilla janë të pavërteta.

“Rasti është raportuar me datë 16.01.2022 në fshatin Runik të Skenderajt dhe nuk ka fare ndërlidhje me çështje ndëretnike apo siç është pretenduar si anti-serbe, por ka të bëjë me veprën e iniciuar “Sulm”, ku sipas viktimës M.K, mashkull kosovar serb, gjatë komunikimit me të dyshuarin mashkull kosovar B.S, kishte  ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima kishte dyshuar se i dyshuari në fjalë ia kishte  dëmtuar (prerë) pyllin e tij në  pronë private”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.

Policia dje në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale – sulm.

Nga hetimet fillestare policore bëhet e ditur se M.K. dhe B.S. ishin takuar në fshatin Runik, ku viktima M.K. dyshonte se i dyshuari B.S. ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin pronë private.

Dy persona në Skenderaj fjalosen për prerje të pyllit, arrestohet njëri

.