Ferizaj. Pamje nga droni: BIRN

Policia identifikon personin që vdiq pas shpërthimit të veturës në një pompë derivatesh në Ferizaj

Policia e Kosovës ka identifikuar viktimën e shpërthimit të veturës në një pompë derivatesh në Ferizaj.

Ky identifikim është bërë përmes ADN-së së viktimës.

Sipas policisë janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Shpërthimi kishte ndodhur më 7 shkurt rreth orës 18:00.

“Lidhur me rastin, më 25.02.2022 me anë të ADN-së është identifikuar viktima mashkull  kosovar, i cili kishte humbur jetën me rastin e shpërthimit të veturës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia nuk ka dhënë informacione në lidhje me identitetin e viktimës.

Digjet vetura në Ferizaj, vdes personi që gjendej në të, lëndohet punëtori i pompës së karburanteve