Foto; KALLXO.com

Policia identifikon personat e dyshuar që kërkoheshin për 'Shpërdorim të pasurisë së huaj'

Më datë 27 tetor 2022 policia publikoi për media fotografinë e një çifti, për të cilin dyshohej se kanë kryer veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, konkretisht dyshohej se një grua i kishte marrë 1,050 euro të cilat i kanë rënë në tokë një viktime, dhe pastaj çifti është larguar nga vendi.

Sipas policisë, vepra ka ndodhur në qendrën tregtare “Elkos“ në Prizren me datë 19/04.2022.

Në njoftimin e policisë potencohet se menjëherë pas publikimit në media, vetë e dyshuara është lajmëruar në Stacionin Policor Prizren dhe është intervistuar lidhur me rastin.

E dyshuara ka pranuar se i ka marrë parat dhe  ka thënë të njëjtat do t’i kthej.