Policia identifikon një lokal në Skenderaj ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Policia e Kosovës njofton se hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë  identifikuar një lokal në Skenderaj, ku ushtrohej  veprimtari e lojërave të fatit.

Sipas Policisë,  lidhur me rastin  në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Në orët e mbrëmjes se datës 14 shtator 2022, në lokalin ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, Pollicia ka sekuestruar disa pajisje në cilësi të provave materiale.

“ Janë sekuestruar, 6 televizorë, 7 monitor, 7 shtëpiza të kompjuterit, 3 printera, 2 lexues të tiketave dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”, njofton Policia.