Bimët narkotike në Gjakovë

Policia identifikon një lokacion të mbjellë me bimë narkotike

Policia e Kosovës ka identifikuar një lokacion ku dyshohet se janë mbjellë lëndë narkotike. Krahas kësaj, Policia ka raportuar më 13.09.2024 edhe dy raste të kontrabandimit me mallra.

150 bimë të dyshuara narkotike (kanabis sativa) me gjatësi 1 deri ne 2 m janë gjetur në Gjakovë ku bëhet e ditur se njësitet e Specializuara Kufitare, së bashku edhe njësinë e Antidrogës në Gjakovë i kanë hasur këto lëndë narkotike në dy parcela.

“Më datën 13.09.2024 Njësitet e Policisë Kufitare nga DRPK “Perëndimi” në Gjakovë, gjatë implementimit të një plani operativ, pas një pune operative dhe hetimore në një zonë të thellë malore, konkretisht në brezin kufitare me Shqipërinë, ka lokalizuar vendin ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike”- thuhet një njoftim.

Nga policia dhe prokuroria rasti është inicuar si “Kultivim i bimëve narkotike” si dhe është bërë asgjësimi i tyre në vendin e ngjarjes.

Ndërsa më 12.09.2024 siç raportojnë organet e rendit është ndaluar një automjet i dyshuar me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një grua me shtetësi serbe si dhe një pasagjer,  në fshatin Stublinë në brezin kufitar Kosovë- Serbi.

“Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme në sasi të mëdha, përfshirë pajisje elektronike, tekstil dhe produkte higjienike”- thuhet tutje në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor.

Një rast tjetër i kontabandimit me mallra është raportuar edhe më datë 13.09.2024 ku Policia e Kosovës kanë ndaluar dy vetura me targa të huaja të cilat po drejtoheshin nga dy të dyshuar burra në hyrje të fshatit Dobërqan në brezin kufitar Kosovë-Serbi.

“Gjatë kontrollit të automjeteve të ndaluara, janë gjetur të ngarkuara mallra/pjesë të ndryshme (të përdorura) të automjeteve, pajisje bujqësore dhe mjete tjera pune”- thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër të prokurorit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet e sekuestruara janë dorëzuar në terminalin doganor.

“>