Një nga pikat kufitare

Policia identifikon një burrë që dyshohet se ndihmoi katër të tjerë ta kalonin ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka identifikuar një burrë që dyshohet se ka ndihmuar 4 persona të tjerë ta kalonin ilegalisht kufirin në Han të Elezit, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari me një veturë me targa vendore kishte sjellë në territorin e Kosovës katër burra të tjerë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:50.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse ka arrestuar shoferin e veturës.