Policia identifikon dy të dyshuar për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona që dyshohet se vranë mbrëmë një 26 vjeçar në Mitrovicë.

Sipas forcave të rendit, të njëjtit janë në kërkim.

“Nga veprimet e deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, dy persona mbrëmë pas mesnatës kanë sulmuar me thikë një 26 vjeçar i cili nuk arriti të iu mbijetoj plagëve.

Vritet me thikë një 26 vjeçar në Mitrovicë

www.kallxo.com