Policia i konfiskon kallashnikovin dhe arreston deçanasin

Policia në Deçan ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.

Sipas njoftimit, Stacioni Policor nё Deçan gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informacion tё siguruar nga njësiti i hetimeve se i dyshuari posedon armë pa leje.

Nё mbështetje tё Njësisë pёr reagim tё shpejt në Pejё, nё koordinim tё plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tё gjyqtarit tё procedurës paraprake policia ka bërë të ditur se ka realizuar njё bastisje, nё shtëpinë e drurit, prona e të dyshuarit, nё bjeshkën e Deçanit tё quajtur ‘Plaqica e Vokshit’.

Gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë, një karikator i armës së njëjtë, dhe tre fishekë.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar ne procedurё te rregullt.