Ilustrim

Policia heton vdekjen e gruas në Istog e cila u dërgua e vdekur në QMF

Një grua në fshatin Dobrushë të Istogut ka vdekur nën rrethana të dyshimta dje.

E njëjta sipas policisë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si hetim i vdekjes.