Qendra Emergjente, QKUK. Foto: Kallxo.com

Policia Heton Vdekjen e 31 Vjeçares në QKUK

Policia e Kosovës konfirmon se rreth orës 14:00 kanë pranuar informatën se nga objekti i Gjinekologjisë në QKU ka rënë një person (femër B.S 1986).

E njëjta është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor nga ku është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. “Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se nga objekti i gjinekologjisë ne Qkuk ka rene nje person (femër B.S 1986). E njëjta eshte dërguar ne emergjence per tretman mjekësor nga ku jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jete. Rasti në Polici me urdhër të prokurorit është hapur vdekje e dyshimtë dhe me të po merren njësiti i hetimeve”, tha për Rtv21.tv  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori i emergjencës Bastri Lenjani

“Rreth orës 14:00 sillet një person në Emergjencë, si pasojë e kërcimit nga lartësia, prej katit të katërt të Gjinekologjisë. Ekipet emergjente menjëherë e kanë zbatuar masat reanimatore… Megjithatë, ka qenë e pamundur të rikthehet në jetë për shkak të lëndimeve serioze të pësuara në nivel të sistemeve dhe për shkak të lëndimeve poli traumatike ka qenë e pamundur të rikthehet në jetë”, tha Lenjani.

Ai shtoi se raste të këtij lloji nuk kanë pasur asnjëherë. Motivet e ngjarjes ende nuk jane sqaruar