Policia heton një rast të shtytjes në vetëvrasje
02.9.2024 - 11:44
Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të shtytjes apo ndihmës në vetëvrasje të ndodhur më 01.09.2024, në Gjakovë.
Viktima është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime” – thuhet në raportin policor të datës 02.09.2024.