Policia hap rast për kërcënimin e ekipit të KALLXO.com

Ekipi i KALLXO.com është kërcënuar dy ditë më parë në komunën e Rahovecit përderisa ishin duke xhiruar në afërsi të teqes “Haxhi Shejh Iljazi Rifai”.

Për këtë kanosje, policia e Kosovës ka filluar të hulumtojë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se për këtë rast “është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

VIDEO: Ekipi i KALLXO.com kërcënohet dhe pengohet në Rahovec