Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia hap rast ndaj klerikut serb në Gjakovë për heqjen e flamurit shqiptar në Koshare

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Gjakovë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 15:00 është raportuar se përmes rrjeteve sociale është përhapur një video ku një klerik serb në shoqërimin e dy personave të tjerë kanë shkuar në varrezat e dëshmorëve dhe kinse e kanë hequr flamurin kombëtar shqiptar.

Njësiti policor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur vetëm një shishe e të verës e cila është konfiskuar ndërsa flamuri kombëtar shqiptar ishte në vendin e vet aty ku ka qenë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori po nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.