Ilustrim

Policia godet rrjetin e shpërndarjes së drogës në Prishtinë, arrestohet një person

Policia ka njoftuar se ka zbuluar një rrjet të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.

Sipas Policisë, droga e gatshme për shitje është gjetur gjatë një kontrolli që i është bërë të dyshuarit A.B. në Lagjen e Muhaxherëve.

“Gjatë kontrollit, tek i dyshuari A.B. janë gjetur dhe konfiskuar 117.8 gram marihuanë në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gramë marihuanë të gatshme për shitje. Në veturën e personit të dytë, Sh.I. është gjetur një paketim i vogël me 1 gram marihuanë”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Policia ka kryer kontroll edhe në banesën e të dyshuarit A.B., dhe në bodrumin e banesës së tij janë gjetur edhe 79.7 gramë marihuanë të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon.

I dyshuari A.B. sipas Policisë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa personi Sh.I. është intervistuar si dëshmitar.