Foto: Video/The Guardian

Policia gjobiti me 45 mijë euro spanjollin që e hodhi frigoriferin nga një shkëmb (VIDEO)

Një video e një burri i cili bënte shaka me riciklimin derisa hodhi një frigorifer nga një shkëmb u bë virale në rrjetet sociale, raporton “The Guardian”.

Por Policia spanjolle detyroi atë që ta tërhiqte përsëri frigoriferin nga poshtë shkëmbit ku e kishte hedhur.

Po ashtu për këtë veprim ai u gjobit me 45 mijë euro.

Më pas Policia shpërndau pamjet e burrit derisa tërhiqte frigoriferin nga poshtë shkëmbit.

Përgatiti: Dorentina Kastrati