Policia gjobit me 500 euro shoferin për tejkalim shpejtësie në autostradë
23.8.2024 - 23:16
Policia ka bërë të ditur se ka gjobitur me 500 euro një shofer për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas policisë, shoferi është zënë duke drejtuar mjetin me shpejtësi 202 km/h në zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 202 km/h, i njëjti është gjobitur 500 € dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”- thuhet në njoftimin e policisë.