Policia gjobit 21 shoferë, po planifikonin gara në autostradë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur 21 shoferë të automjeteve, pasi që të njejtit janë identifikuar se kanë planifikuar gara me automjete në autostradë.

Sipas njoftimit, me 28 janar Policia e Kosovës ka pranuar se një informatë se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ka një numër të automjeteve të cilat dyshohet se po përgaditeshin për gara shpejtësie.

Pasi që ka arritur t’i identifikojë, Policia ka gjobitur 21 shoferë sipas ligjit për rregullat e trafikut dhe 1 automjet është konfiskuar pasi nuk kishte poseduar regjistrim.

“Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut përfshirë edhe organizimin e garave jashtë rregullave ligjore, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi” – thuhet në komunikatën e Policisë.