Policia gjeti Kallashnikov në shtëpinë e të dyshuarit për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, rasti fillimisht ka filluar të hetohet për dhunë në familje, ndërsa gjatë hetimit është vërtetuar se i dyshuari mbanë armë pa leje.

Policia gjatë ditës së djeshme, gjatë hetimit të rastit të dhunë në familje, ka zbuluar se i dyshuari A.Sh., 65 vjeçar, ka në posedim një pushkë automatike kallashnikovë.

Pas këtyre informacioneve në konsultim me prokurorin e shtetit dhe me pëlqimin e të dyshuarit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar një pushkë automatike M47, dy karikatorë të pushkës automatike dhe pesëmbëdhjetë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Deçan, me ç’rast është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll  ose  posedim i paautorizuar i armëve’ dhe pas këtyre veprimeve i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.