Policia nis kerkime per zhdukjen e Madeleine McCann/Portugali

Policia gjermane nis kërkime në rezervuar, 16 vite pas zhdukjes së 3-vjeçares Madeleine McCann

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se po kryejnë kërkime në një rezervuar në jug të Portugalisë që dyshohet të këtë lidhje më zhdukjen e vajzës britanike Madeleine McCann në vitin 2007.

Policia portugeze po ndihmon në kërkim pasi ka kufizime ligjore për detektivët gjermanë që veprojnë jashtë vendit. Të pranishëm në vendngjarje janë edhe oficerët britanikë.

Zhytësit e policisë janë parë duke hyrë në rezervuar 51 kilometra nga vendi ku vajza britanike u pa për herë të fundit në Algarve.

Madeleine ishte 3 vjeçe kur u shpall e zhdukur teksa ishte në pushime me familjen në Portugali.

Christian Brueckner u bë i dyshuar zyrtar nga prokurorët portugez në vitin 2022. Shtetasi gjerman është emëruar si i dyshuar për zhdukjen e saj. Mësohet se ai ka frekuentuar liqenin ku tani po bëhen kërkime.

Tre vjeçarja e zhdukur, Madeleine McCann. Foto: BBC News

Ai po ngiste një furgon kampingu VW Westfalia në Portugalinë jugore, i cili thuhet se u pa pranë vendpushimit Praia da Luz më 3 maj 2007. Madeleine ishte zhdukur në të njëjtën ditë.

Brueckner u burgos në Gjermani në prill 2022 për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje 72-vjeçare në vitin 2005 në të njëjtin resort në Portugali.

45-vjeçari nuk është akuzuar kurrë për zhdukjen e Madeleine dhe ka mohuar çdo përfshirje në rast.

Madeleine McCann kishte qenë me pushime me familjen e saj në Ocean Club në Praia da Luz, në Algarve të Portugalisë, kur ajo u zhduk më 3 maj 2007.

Prindërit e saj shkuan për darkë me një grup miqsh në një restorant në kompleks. Derisa, Madeleine dhe vëllai dhe motra e saj më e vogël – binjakë – qëndruan në apartament, 100 metra larg.

Atë natë Madeleine, ishte zhdukur dhe ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me të. /BBC