Policia gjen shoferin që shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët e njësive të komunikacionit rrugor të Prizrenit kanë arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë shoferin që kishte shkaktuar aksident me veturë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti me lëndime ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas hetimeve të para automjeti ka qenë me targa gjermane dhe i çlajmëruar dhe nuk ishte i zhdoganuar.

Automjeti është sekuestruar sot  dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Prizren.

Rasti është nën hetime kurse drejtuesi i automjetit është liruar në procedurë të rregullt.