Ilustrim

Policia gjen plumba e kallashnikov brenda veturës në Pejë

Brenda një veturë në Pejë, mbrëmjen e së shtunës policia ka gjetur një kallashnikov me 13 fishekë.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona të dyshuari, pronar të veturës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar një M48, me 141 fishekë, tri gëzhoja, një pushkë ajrore dhe 20 diabolla.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.