Foto: Ilustrim

Policia gjen municion brenda valixhes së një personi gjatë kontrollit në kufi

Municion për armë rekreative ajrore i janë gjetur një burri në valixhen e tij. I njëjti municion është konfiskuar dhe i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë.

Policia ka treguar se në valixhe të dyshuarit i janë gjetur dhjetë kuti me municion për armë rekreative ajrore të kalibrit 4.5 milimetra.

Sasia e municionit ishte 2 mijë e 500 copë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.