Policia gjen mbi 32 mijë euro kesh në një veturë, i konfiskon ato

Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar rreth 33 mijë euro, prejardhja e të cilave nuk dihet, në një veturë me targa gjermane, përderisa kanë qenë duke patrulluar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:45 në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

“Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë 32900€. Prejardhja e parave nuk dihet.”

Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “shmangia nga tatimi”.