Policia gjen marihuanë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike të llojit marihuanë prej 10 gramësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rexhep Mema në  Ferizaj në mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:40.

Sipas policisë, i dyshuari në shtëpinë e tij ka pasur edhe një peshore digjitale dhe para të gatshme në vlerë prej 291 eurosh.

Me urdhër të prokurorit  dyshuari është dërguar në mbajtje.