
Policia gjen marihuanë e kokainë në Obiliq, arrestohet një person
08.5.2022 - 08:51
Njësiti i anti-drogës së Policisë së Kosovës dje në fshatin Kryshec të Obiliqit, ka gjetur një sasi të konsiderueshme të substancave të ndryshme narkotike tek një person i dyshuar, të cilin e kanë arrestuar.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar 1300 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 12.01 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në ora 16:00.