foto: Ilustrim

Policia gjen lokalin e hapur në Mitrovicë pas orës 21:00, arrestohet pronari

Policia në Mitrovicë ka hasur mbrëmë në një lokal të hapur në orët e vona të mbrëmjes.

Në Mitrovicë  nga ora 21:00 deri në orën 05:00 me vendim të qeverisë është i ndaluar qarkullimi i qytetarëve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestuar një perosn të dyshuar, i cili ishte pronar i lokalit.

Sipas njoftimit,  pronari është hasur duke punuar në lokalin e tij, në të cilin ka pasur edhe persona të tjerë.

Me udhëzim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është inicuar lënda  dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarve të tjerë të cilët kanë qenë në lokal procedurat do të vazhdojnë nga inspektorati sanitar.