Ilustrim

Policia gjen lloje të ndryshme të armëve, në shtëpinë e të dyshuarit në Prevallë

Policia e Kosovës ka gjetur disa lloje të armëve gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në Prevallë të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.