Policia gjen granatë dore në veturën e parkuar afër AKI-së

Policia e Kosovës sot ka bllokuar rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, afër objektit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), pasi që një person i dyshuar ishte ndalë me veturë, derisa rreth orës 06:15 i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në orën 8:40 minuta rruga është liruar me përfundim të vendshiqimit të vendit të ngjarjes

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestohet një person, qëndroi me veturë afër objektit të AKI-së