Policia gjen drogë të fshehur te motori i një veture, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi te motori i veturës së tij është gjetur një kilogram marihuanë.

Y.S. ishte ndaluar në pikën kufitare me Shqipërinë,  në Vërmicë  dhe gjatë kontrollit më të detajuar në të gjithë makinën i është gjetur substanca narkotike e mbështjellë me qese të plastikës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti për hetime të mëtutjeshme është përcjellë te Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren.