Policia gjen drogë e aparate për prodhimin e kriptovalutave në Zveçan

Policia e Kosovës ka gjetur marihuanë dhe 10 rrënjë kanabisi gjatë bastisjes së një objekti në Zveçan.

Gjatë kontrollit Policia ka hasur në një numër të madh aparatesh për prodhimin e kriptovalutave në vlerë 55 mijë euro.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është në arrati.

Organet e rendit kanë arritur të sigurojnë si prova katër kamera; katër makina për nxjerrjen e kriptovalutave dy me gjashtë karta dhe dy me tetë karta; monitor me tastierë, 19 makineri për nxjerrjen e kriptovalutave lloje të tjera si dhe pajisje të tjera.

Për rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të bëhet këqyrja e vendit dhe të kontaktohet Dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet e mëtutjeshme.