Ilustrim

Policia gjen brenda lokaleve në Mitrovicë mbi 25 persona të mbledhur

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy lokale në Mitrovicë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Sipas njoftimit të policisë, në dy raste të ndara policia ka gjetur brenda lokaleve mbi 25 persona të mbledhur.

Në rastin e parë, policia ka njoftuar se gjatë patrullimit në rrugën ´Ulqinit`, në Mitrovicë, mbrëmë para mesnate, kanë hasur në një lokal të hapur, brenda të cilin ishin 25 persona, të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë.

Në lidhje me këtë rast, ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar rast, dhe me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat e tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe në një lokal në rrugën `Bashkimi Kombëtar`, në Mitrovicë, ku policia gjatë patrullimit ka hasur se brenda një lokali ndodhen 26 persona.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, ndaj pronarit të lokalit është iniciuar lënda e rastit, e cila me urdhër të prokurorit  është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa me personat e tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.