Policia gjen bimë narkotike të kultivuara në Obiliq

Policia e Kosovës ka zbuluar disa bimë narkotike të kultivuara në Obliq.

Kjo pasi një qytetar ka raportuar se disa persona të panjohur kanë qenë në lokacionin e lartcekur, në të cilin kanë dalë njësitet policore.

Gjatë kontrollit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë vazo me katër bimë që dyshohen të jenë kanabis sativa.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.