FOTO: Ilustrim

Policia gjen arsenal armësh në Suharekë

Me urdhëresë të gjykatës, gjatë ditës së djeshme në rrugën “Garibaldi”, në Suharekë policia ka bastisur një shtëpi.

Në kuadër të kësaj bastisjes, policia ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e shtëpisë pasi që gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikovë me dy karikator, dy pushkë të gjuetisë, një pistoletë ajrore me 300 copë, 17 fishekë të pushkës së gjuetisë, 27 fishekë të kalibrit 7.62 mm, disa pjesë të pistoletës ajrore, dy rrethatorë për vendosje e diabollave dhe një mbajtëse e fishekëve të pushkës së gjuetisë.

I dyshuari pas intervisitmit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.