Policia gjen arsenal armësh në shtëpinë e një ferizajasi

Pushkë gjysmë-automatike me dylbi, një pushkë gjuetie, një pistoletë me gaz, një pushkë punim dore jo-funksionale, dy thika, pesë fishekë të pushkës së gjuestisë, katër gëzhoja të fishekëve dhe një palë pranga metalike janë gjetur gjatë një bastisjeje të policisë ditën e djeshme në Ferizaj.

Në raportin ditor thuhet se pronari i armëve është arrestuar rreth orës 17 të ditës së djeshme në fshatin Sazli.

Armët e gjetura janë konfiskuar nga ana e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.