FOTO e armëve të konfiskuara nga Policia në Gjilan

Policia gjen arsenal armësh në Rajonin e Prishtinës

Pas bastisjeve të mbrëmshme Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Rajonin e Prishtinës.

Policia ka bastisur  disa lokacione në Podujevë, Prishtinë, Obiliq e Fushë Kosovë.

Në dy lokacione në Podujevë janë bastisur shtëpitë me objekte përcjellëse, prona të dy të dyshuarve meshkuj.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike me 5 fishekë të kal.7.62 mm, një pushkë gjuetie me dylbi me 2 fishek të kal.7mm, 2 fishekë te kal.12 mm një karikator i pistoletës, një palë dylbi te pushkës së gjuetisë dhe një qese e najlonit me substanca te dyshuara narkotike me peshë rreth 2.1 gram.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar  i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bastisur edhe shtëpinë dhe pronat përcjellëse të një të dyshuari në Prishtinë ku ka gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë ajrore, 536 fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre karikatorë të armës dhe një mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it të cilët në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërhequr nga ai lokacion.

Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt dhe nuk raportohet për të arrestuar.

Në Obiliq, Policia ka arrestuar të dyshuarin  pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë të kal.9mm. Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. ·

Në Fushë Kosovë, Policia ka ndaluar një të dyshuar nga i cili ka konfiskuar armë me 7 fishekë dhe një thikë. Më pas, i njëjti me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, njësiti policor gjatë një pike të kontrollit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar te i cili gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë.  Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.