Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia gjen armën me gaz, shoqërohen në polici të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Koliq të Prishtinës ka shoqëruar në stacion dy persona.

Sipas njoftimit, njëri prej tyre ka njoftuar zyrtarët policorë derisa ishin duke patrulluar se posedon një armë me gas të cilën e kishte duke e mbajtur përkohësisht shoku i tij. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar.

Ndërsa në një rast tjetër në Prishtinë,  gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, pasi që i njëjti nën kërcënimin e me një revole lodër, kishte kërkuar nga dy femra që t’ia  japin adresën e rrjeteve sociale.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.