Policia gjen armë në një makinë me targa të Serbisë, arrestohen dy persona

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_________________________________________________________________________________

Policia e Rajonit të Gjilanit ka gjetur armë në një makinë me targa të Serbisë gjatë një kontrolli rutinor në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit te pasagjeri B.D. me shtetësi të Kosovës është gjetur një revole e tipit “Bereta”, një karikator dhe shtatë fishekë, derisa te vozitësi po ashtu me shtetësi të Kosovës L.D është gjetur një brisk.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti patrullues nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit në fshatin Rogoqicë ka ndalur për kontrolle rutinore një automjet me targa të shtetit të Serbisë.  Gjatë kontrollimit tek pasagjeri i këtij automjeti i dyshuari kosovar shqiptar B.D. (2004) në brezin e tij është gjetur një (1) revole e tipit Bereta e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, po ashtu edhe tek i dyshuari i dytë vozitësi i këtij automjeti kosovar shqiptar L.D. (2005) në gjepin e tij nga zyrtarët policor është gjetur një brisk me gjatësi 9 cm” – thuhet në njoftim.

Tutje, Policia potencon se nga ana e zyrtarëve policorë armët e gjetura janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën kurse të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale – armëmbajtje pa leje dhe rasti me kallëzim penal do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore.