Ilustrim

Policia gjen armë dhe drogë brenda një shtëpie në Prishtinë

Armë, drogë, dhe tri vetura janë konfiskuar nga polica pas kontrolli të një shtëpie dhe lokalet përcjellëse të një personi të dyshuar.

I dyshuari për posedim të narkotikëve është arrestuar dje rreth orës 12:30 në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpi dhe lokale përcjellëse, janë konfiskuar rreth 255 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 33 gramë marihuanë, një pushkë gjuetie me tre fishekë, si dhe tri vetura të dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit ka gjetur edhe dy pasaporta të një personi tjetër, si dhe rreth 400 ero para të metalta.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.